SHBA ka njoftuar se ka rritur shpërblimin për informacionin që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Thesari amerikan bëri të ditur se ofron deri në 25 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen e Maduros dhe të ministrit të tij të brendshëm të emëruar, Diosdado Cabello.

Gjithashtu, deri në 15 milionë dollarë ofrohen për informacion mbi ministrin e ardhshëm të mbrojtjes, Vladimir Padrino. Sanksione të tjera janë vendosur gjithashtu kundër kompanisë shtetërore të naftës dhe linjës ajrore të Venezuelës.

Ky shpërblim u shpall pas betimit të Maduro për një mandat të tretë radhazi si president, pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit të kaluar. Ky njoftim vjen gjithashtu në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj Venezuelës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb