Shkon në 16 bilanci i viktimave nga sëmundjet që lidhen me cigaret elektronike në Shtete e Bashkuara të Amerikës, raportojnë sot mediat.


Dy rastet e fundit janë verifikuar në Virginia dhe New Jersey.
Javën e shkuar Centers for Disease Control and Prevention, autoritet sanitar federal, kishte njoftuar se janë 805 raste të konfirmuara nga sëmundje që lidhen me përdorimin e e-cig në 46 shtete të SHBA.


Të panjohura ende shkaqet e kësaj epidemie, por shënohet që më shumë se 75% të pacientëve kanë konsumuar Thc, përbërës i marijuanës nëpërmjet e-cig.


(da.xha/BalkanWeb)