SHBA – Uragani Florence ka shkaktuar të paktën pesë viktima, mes tyre një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë. Edhe pse pati një dobësim të lehtë kur mbërriti ne brigjet lindore amerikane, paralajmërimet e autoriteteve se ky uragan kishte fuqinë që të shkaktonte viktima rezultoi i vërtetë. Florence të premten në darkë dhe gjatë orëve të mëngjesit goditi fort Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.

Rreth 600 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Sipas zyrtarëve, gjysëm milionë njerëz ,betën të premten pa energji elektrike. Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Florence tashmë ka shkaktuar stuhi të rrezikshme për jetën e njerëzve në brigjet e Karolinës së Veriut.

”Me ardhjen e stuhisë së fuqishme që shkakton dallgë të mëdha në oqean, lumenjtë që derdhen atje do të tej mbushen, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.” – tha dje Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper.

Metereologët thonë se më tepër se sa fuqia e stuhisë, shqetësim përbën lëvizja e ngadaltë e saj. Presidenti Donald Trump tha se qeveria është e përgatitur për të përballuar Florencën; ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencave për rastet e fatkeqësive, janë në gatishmëri të plotë.

Sipas parashikimeve të motit, Uragani Florence pritet të dobësohet së tepërmi kur të kalojë të shtunën nëpër pjesën qendrore të shtetit të Karolinës së Jugut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb