SHBA ka sekuestruar avionin presidencial të Venezuelës nga Republika Domenikane, raportoi CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Aeroplani u dërgua sot në Florida, thanë burimet.

Sipas zyrtarëve, blerja e avionit ka shkelur sanksionet e SHBA. Avioni, ekuivalenti venezuelian i US Air Force One, ishte përdorur për vizita shtetërore nga presidenti Nicolas Maduro në botë.

Zyrtarët amerikanë thanë se konfiskimi u krye duke bashkëpunuar ngushtë me Republikën Domenikane. Qeveria e Venezuelës nuk ka reaguar ende për këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb