Një Boeing 737 MAX i kompanisë amerikane ”Southwest”, që ishte duke fluturuar drejt Kalifornisë, pati një problem me motorin dhe u detyrua të bënte një ulje emergjence në Orlando (Florida), deklaroi agjencia federale amerikane e aviacionit (FAA).

“Aeroplani u kthye në gjysmë të rrugës dhe u ul në mënyrë të sigurtë në Orlando”, tha FAA.

Asnjë udhëtar nuk ishte në bordin e avionit që duhej të dorëzohej në Victorville, Kaliforni, për t’u parkuar atje.

FAA-ja bllokoi më 13 mars të gjithë flotën e 737 MAX pas dy aksidenteve fatale brenda disa muajsh por lejon fluturimin e avionëve nga një aeroport në tjetrin me qëllimin mbledhjen e tyre për t’i ruajtur.

FAA-ja deklaroi gjithashtu se kishte nisur një hetim mbi këtë incident.

Më 10 mars, një 737 MAX 8 i ”Ethiopian Airlines” u rrëzua pak pas nisjes duke vrarë 157 persona. Po ashtu më 29 tetor 2018, një 737 MAX 8 i kompanisë indoneziane ”Lion Air” ra në detin Java, duke ju marrë jetën 189 pasagjerëve dhe ekuipazhit në bord.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: