SHBA

Një person ka humbur jetën pas luftës me sëmundjen e mushkërive, e cila iu shkaktua nga konsumimi i cigareve elektronike. Ngjarja ka ndodhur në Illinois, ShBA dhe është regjistruar si vdekja e parë e këtij lloji.

Agjencia shëndetësore e shtetit të Illinois zgjodhi të mos tregonte shumë detaje. Ata thanë se pacienti, identiteti i të cilit nuk dihet ishte mes moshës 17 dhe 38 vjeç. Shpesh herë është paralajmëruar që përdorimi i cigareve elektronike shkakton probleme të mëdha në mushkëri.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë që 153 njerëz janë sëmurë nga cigaret elektronike në 16 shtete në SHBA. Personat e prekur janë kryesisht të rinj shkruan Tgcom.

“Ne jemi të trishtuar që dëgjojmë për vdekjen e parë që lidhet me sëmundjen e rëndë të mushkërive prej cigares elektronike e njohura si ‘vaping”. Kjo vdekje tragjike në Illinois forcon rreziqet serioze që lidhen me produktet e cigareve elektronike. Ato i ekspozojnë përdoruesit ndaj shumë substancave të ndryshme, për dëmet e të cilave ne kemi pak informacione”, tha drejtori i qendrës, Robert Redfield.

Supozohet se në disa raste mund të kenë qenë cigare elektronike të blera në rrugë dhe jo nga tregtarë të autorizuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb