SHBA

Është me rreth 4 të vrarë dhe 15 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, bilanci i një shkëmbimi zjarri në Gilroy Garlic Festival, një panair ushqimi në Kaliforni.

Sipas disa mediave amerikane sulmi me armë është shkaktuar nga një 30-vjecar, i cili mbeti i vrarë nga policia. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen shumë njerëz duke vrapuar për të gjetur ndonjë vend të sigurt.

Ky panair organizohet nga vullnetarë të komunitetit, të cilët mbledhin të holla për shkollat lokale, bamirësi dhe organizata joqeveritare. Përmes rrjetit social Twitter Presidenti amerikan Donald Trump i këshilloi njerëzit që të bëjnë kujdes dhe te mos rrezikohen. Pas të shtënave disa persona te plagosur u dërguan menjëherë ne spital. I organizuar për herë të parë ne vitin 1979, panairi në Gilroy, ka qenë në përfundim të ditës së tretë dhe të fundit për këtë vit.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb