Oficeri i policisë në Missouri nuk është akuzuar për të shtënat, që i morën jetën një adoleshenti të paarmatosur me ngjyrë në muajin gusht, vrasje e cila u shoqërua nga protesta të dhunshme në St Louis.

Prokurori, McCulloch publikoi vendimin e jurisë, e cila nuk gjeti asnjë provë për të akuzuar oficerin Darren Wilson, i cili më 9 gusht qëlloi për vdekje mbi 18-vjeçarin, Michael Brown.

Menjëherë pas publikimit të vendimit me qindra persona kanë nisur të protestojnë në mënyrë të dhunshme në Ferguson.

Forcat e policisë bënë të ditur se shumë makina të policisë janë dëmtuar, janë dëgjuar të shtëna, ndërsa njërës prej tyre i është vënë zjarri.

Forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur protestuesve, duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb