SHBA- Një shqiptare ka sulmuar dy gra myslimane dhe fëmijët e tyre. Emirjeta Xhelili ka tentuar t’i heqë shaminë grave, ndërsa i ka qëlluar ato në fytyrë dhe trup. 32-vjeçarja ka arritur kulmin kur ajo ka shtyrë karrocat ku ndodheshin dy foshnje, 11 dhe 15 muajsh.

“Këtu jeni në SHBA, ju nuk duhet të jeni të ndryshëm nga ne. Largohuni nga Amerika, ju nuk duhet të qëndroni këtu”, bërtiste ajo shkruan Cnn.

Menjëherë pas incidentit, Xhelili është arrestuar nga policia në Bruklin dhe ndaj saj janë ngritur disa akuza. Emirjeta Xhelili rrezikon të gjobitet me 25,000 dollarë për sjelljen e saj raciste.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: