Mungesa e ligjeve për monedhat dixhitale e ka ngadalësuar përhapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Shqyrtimi i një kuadri të ri ligjor nga Dhoma e Përfaqësuesve i ka inkurajuar investitorët e tregut të monedhave dixhitale.

Sulmet kibernetike të viteve të fundit shkaktuan humbje të mëdha për investitorët e tregut të kriptovalutave, duke ndikuar tek rënia e vlerës së tyre. Ekspertët thonë se vlera e monedhave dixhitale po rritet përsëri, pjesërisht falë përpjekjeve të Kongresit për ta rregulluar këtë treg.

“Flitet shumë për mungesën e qartësisë ligjore për trajtimin e tregut të monedhave dixhitale, kjo është shtysa për këtë legjislacion”, thotë ligjvënësi republikan, French Hill.

Ligjvënësi i Karolinës së Veriut, Patrick McHenry, thotë se Ligji për Novacionin dhe Teknologjinë Financiare për Shekullin 21, shkurtimisht FIT21, do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të mbeten një udhëheqës global në fushën e novacionit dhe përshtatjes teknologjike.

“Në thelb, ky legjislacion aplikon mbrojtjen e testuar prej kohësh të konsumatorëve, për të siguruar që 20% e amerikanëve që investojnë në tregun e monedhave dixhitale mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurte, dhe që më shumë amerikanë të angazhohen në këtë treg”.

Matthew Graham është partner në firmën “Ryze Labs”. Në një konferencë për kriptomonedhat të mbajtur kohët e fundit në Teksas ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pas botës kur flitet për monedhat dixhitale dhe nuk duhet supozuar se standardi për shumicën e monedhave elektronike do të vazhdojë të jetë dollari amerikan.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: