SHBA – Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, tha se nuk ka ende “informacione të besueshme” që të vërtetojnë përgjegjësinë e organizatës terroriste Al Qaeda në sulmet e kryera në Francë.

“Në këtë pikë, nuk kemi ndonjë informacion të besueshëm që na lejon të përcaktojmë se cila organizatë është përgjegjëse”,- ka thënë Holder, në një intervistë për televizionin amerikan ABC.

Prokurori i përgjithshëm Holder u është bashkuar sot dhjetëra liderëve botërorë në Marshimin e Unitetit në Paris, për nder të viktimave të sulmeve terroriste në redaksinë e gazetës “Charlie Hebdo”.

Në një tjetër intervistë për televizionin CBS, Holder ka thënë se është i shqetësuar për të ashtuquajturat sulme të ujkut të vetmuar në Shtetet e Bashkuara nga militantët islamikë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb