Të paktën 13 persona humbën jetën si pasojë e sulmit me armë zjarri në një qendër komunale në qytetin bregdetar Virginia Beach, ndërkohë pesë të tjerë raportohen të plagosur. Lajmi u konfirmua nga shefi i policisë lokale, James Cervera.

Sulmuesi hyri në ndërtesën e qendrës komunale në Virginia Beach pak pas orës 16:00 sipas kohës lokale, ku dhe hapi zjarr “pa dalluar”.

“Ai për një kohë të gjatë është punonjës i shërbimeve publike”, tha Cervera.

I dyshuari u vra duke shkëmbyer armë zjarri me oficerë të policisë.

Cervera tha se policia identifikoi sulmuesin, por nuk zbuloi emrin e tij derisa autoritetet të arrinin anëtarët e familjes së tij.

“Ne do të përmendim emrin e tij një herë dhe pastaj ai përgjithmonë do të referohet si i dyshuar”, tha ai.

Autoritetet gjetën një pistoletë të kalibrit 54 me karikator të vazhduar dhe një silenciator.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar Virginia Beach, Bobby Dyer, tha se sulmi ishte “çasti më i errët i Virginia Beach”.

“Ndodhi një krim i pakuptimtë dhe shkaktoi mjerim të jashtëzakonshëm ndaj popullit të Virginia Beach, shtetit dhe këtij vendi”, tha Dyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: