Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur ‘AT&T’, e dyta për shërbimin wireless që të ndërpresë të lidhjet tregtare me prodhuesin kinez të telefonave ‘Huawei Technologies Co. LTD’ dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez ‘China Mobile LTD’ për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kërcënimi është bërë i qartë teksa Kongresi dhe Administrata SHBA-ve ka paralajmëruar se kompanitë që mbajnë marrëdhënie me këto dy subjekte kineze do të humbasin mundësitë për të punuar me qeverinë. Kërkesa bërë ndaj ‘AT&T’-së lidhet me bashkëpunimin e saj me ‘Huawei’ për standardet e rrjetit të ardhshëm 5G. Asnjë prej palëve nuk është prononcuar për këto çështje, por kompania kineze ‘Huawei’ ka bërë të ditur se furnizon me pajisje 45 prej 50 kompanive kryesore që ofrojnë shërbime wireless.

“Vala tjetër e komunikimit wireless ka ndikime të mëdha ekonomike të sigurisë dhe të sigurisë kombëtare. Pjesëmarrja e Kinës në vendosjen e standardeve dhe shitjen e pajisjeve ngre shumë pikëpyetje të sigurisë kombëtare që kërkojnë vëmendje të rreptë dhe të shpejtë”, tha Michael Wessel, anëtar i Komisionit Amerikan të Shqyrtimit Ekonomik dhe të Sigurisë.

Raportohet se ligjvënësit amerikanë nuk duan që të licencojnë ‘China Mobile’ të operojë në SHBA dhe kjo duket te fakti se aplikimi është paraqitur që në vitin 2011. Në vitin 2012, ‘Huawei’ dhe ‘ZTE Corp.’ u hetuan nga SHBA-të për të vlerësuar nëse pajisjet e ofruara prej tyre mundësonin aktivitet spiunazhi ndaj infrastrukturës së SHBA-ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: