SHBA- Administrata e Presidentit amerikan, Barack Obama, ka pranuar se duhet të dërgonin “dikë të profilit më të lartë” për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në marshimin e Parisit të dielën.
“Mendoj se do të ishte e drejtë ta themi se është dashur të dërgojmë dikë të profilit më të lartë atje”, ka thënë Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnest. Në homazhet e së dielës si përfaqësues i SHBA-ve ka qenë vetëm ambasadorja Jane Hartley.

Ai ka shtuar se edhe presidenti Obama mund të kishte qenë pre”zent, por “kjo nuk ka ndodhur për shkak të disa rrethanave”. Dje, CNN ka pyetur se pse as Obama e as Kerry, nuk “gjetën kohë” të ishin prezent në marshimin e Parisit, kushtuar viktimave të terrorizmit.Në këtë marshim morën pjesë krerët më të lartë të shteteve europiane dhe më gjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: