Një person i dyshuar ka hapur zjarr sot në mëngjes në një lice të Santa Claritas, në veri të Los Anxhelesit duke shkaktuar dy të vdekur dhe katër të plagosur, njoftoi policia e Los Anxhelesit.

“I dyshuari u arrestua dhe po merr kujdesin e nevojshëm në një spital lokal”, theksoi në një mesazh në Twitter Alex Villanueva, pa dhënë shumë detaje mbi rrethanat e arrestimit apo shkaqet për shtrimin e tij në spital.

“Dy viktimat ishin një djalë 14 vjeç, i cili humbi jetën pas plagëve të rënda që kishte marrë dhe një vajzë 16-vjeçare e cila ishte dërguar në spital në gjendje kritike për jetën”, njoftoi policia.

Gjashtë persona, mes të cilëve dhe personi që hapi zjarr në liceun e Santa Claritas u dërguan në spital pas dramës që preku liceun “Saugus” të Santa Claritas.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb