Të shtunën pasdite gjatë një sulmi me armë zjarri pranë një universiteti në Tenesi, u vra një person dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha policia.

Të shtënat e shkaktuara mes dy grupeve rreth orës 17:00, me orën lokale, pranë Universitetit Shtetëror të Tennessee vranë një student dhe plagosën nëntë të tjerë, tha një zëdhënës i policisë së Nashville.

Shefi i policisë theksoi se të shtënat nuk duket se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet në Universitetin Shtetëror të Tenesit.

Një deklaratë e policisë në rrjetet sociale tha se një 24-vjeçar kishte vdekur. Mes të plagosurve janë dy 12-vjeçarë dhe një 14-vjeçar me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb