TIRANË

Ambasada amerikane ka apeluar për protestë paqësore pak orë para nisjes së saj. Në një postim në “Facebook”, ambasada e SHBA iu bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve dhe forcave ligjzbatuese të përmbahen.

Nga ana tjetër thotë se nxitja e përplasjeve, hedhja e lëndëve plasëse është e paligjshme dhe autorët duhen vënë para përgjegjësisë.

“??️ | Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv”, apelon ambasada e SHBA.

Usa
Usa

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb