Shtëpia e Bardhë i bëri sot thirrje ushtrisë venezueliane për të pranuar kalimin paqësor dhe demokratik të pushtetit nga Nicolas Maduro tek Juan Guaido, i njohur nga SHBA-ja si president i përkohshëm i vendit.

“I bëjmë thirrje ushtrisë venezueliane dhe forcave të sigurisë të pranojnë kalimin paqësor, demokratik dhe kushtetues të pushtetit’’, deklaroi gjatë një konference shtypi John Bolton, këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane, ai rikonfirmoi siç u shpreh edhe Donald Trump, se të gjitha opsionet ishin në tryezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb