Treni është duke përplasur një makinë. Në Utah, SHBA, një polic është bërë protagonist i një skene filmi aksion.

Video e xhiruar nga një Dashcam, tregon një burrë, që besohet se është një polic, që vrapon në drejtim të një mjeti të ngecur mbi binarët e trenit.

Brenda makinës polici ka gjetur një njeri që kishte humbur ndjenjat.

Një moment para se treni të kalonte dhe të merrte përpara makinën, agjenti i policisë ka arritur të shpëtojë burrin që ndodhej brenda mjetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb