SHBA- Një në një milion, kjo është mundësia që trinjakët të lindin tërësisht identikë si këta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për trinjakët e çiftit Jase e Jody Kinsey nga Miles City në Montana, që pa pasur nevojë për kurën e fertiliteti, sollën në jetë trinjakë homozigotë, pra nga e njëjta vezë. Ata janë identikë në gjithçka, dhe kanë lindur të gjithë rreth 1,7 kg.

Trinjakët kanë edhe një vëlla më të madh i cili është 6 vjeç.

Trinjakëve iu kanë vënë emrat Cade, Ian dhe Milo ndërsa mësohet se ata kanë ardhur në jetë më 5 dhjetor, por lajmi ka marrë dhen vetëm pasi ata dhe nëna dolën shëndoshë e mirë nga materniteti.

“Të ndjekësh një paciente me trinjakë identikë, të konceptuar në mënyrë spontane është diçka e rrallë”, shpjegon Dana Damron gjinekologe në Billings Clinic, e cila ka ndjekur gruan gjatë shtatzënisë. Ajo shton se mundësia për të ndodhur diçka e tillë është 1 rast në 1 milion.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: