Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan do ta çrrënjosë Shtetin Islamik nga Siria, theksoi sot homologu i tij amerikan, Donald Trump.

”Erdogan më ka informuar se me forcë do ta zhdukë gjithçka që mbetet nga ISIS-i në Siri dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë. Turqia është pranë nesh, trupat tona do të vijnë në shtëpi”, shkruajti presidenti amerikan në Twitter.

Ky postim erdhi pas një telefonate midis liderëve, ku u diskutua tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: