Presidenti amerikan përmendi sot mundësinë e një ndërmjetësimi amerikan në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve, pas fillimit të ofensivës së Ankarasë kundër një milicie kurde në verilindje të Sirisë.

 

“Ne kemi pasur tri zgjidhje si më poshtë, të dërgojmë mijëra ushtarë për të fituar ushtarakisht, për të goditur Turqinë shumë rëndë financiarisht dhe me sanksione dhe për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në kuadër të një marrëveshjeje mes Turqisë dhe kurdëve”, shkruan presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb