Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se samiti me liderin koreano-verior, Kim Jong Un ishte ende duke u marrë në konsideratë, edhe pse disa ditë më parë shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se ky takim ishte anuluar.
”Bisedimet për samitin po ecin përpara… Ne ende konsiderojmë 12 qershorin në Singapor”, theksoi ai.
Komentet e tij erdhën pas një deklarate të presidentit koreano-jugor, Moon Jae In, i cili tha dje se ”bisedime të tjera praktike” do të zhvilloheshin shumë shpejt mes dy Koreve.
Dy liderët koreanë u takuan dje në një samit të panjoftuar.
”Suksesi i bisedimeve mes dy Koreve do të përcaktojë edhe nëse samiti Trump-Kim do të jetë apo jo i tillë”, deklaroi Moon për gazetarët në Seul./