Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Franca nuk e ka informuar se ministri i Jashtëm i Iranit do të takohet të dielën me një delegacion francez, në samitin e G7 në Biarritz, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif diskutoi me presidentin e Francës Emmanuel Macron për mënyrat e mundshme për të lehtësuar tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

“Liderët e vendeve të G7 diskutuan dje dhe është e rëndësishme tani t’i jepet Zarifit informacioni i fundit mbi mënyrat për të ulur tensionet dhe për të krijuar një atmosferë për negociata”, njofton kabineti i presidentit Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: