Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se nuk synon, deri në këtë stad, që të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë pas vendimit të Ankarasë për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes antiajrore, S0400.

“Për momentin nuk jemi duke e shqyrtuar këtë”, deklaroi Trump që prej Zyrës Ovale.

Megjithatë i pyetur disa minuta më herët mbi faktin nëse një hipotezë e tillë ishte e përjashtuar, ai u tregua më pak kategorik.

“Ne po e analizojmë këtë mundësi”, u përgjigj ai.

“Ky është një vendim shumë i vështirë për shumë arsye”, shtoi ai, duke kritikuar sërish mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga paraardhësi i tij Barack Obama.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb