Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sot Iranin kundër pasurimit të uraniumit, duke qëndruar njëkohësisht evaziv mbi çështjen shumë delikate të një heqje të sanksioneve për t’i hapur rrugën një takimi me Hassan Rohani.

 

“Ne nuk mund të lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Kjo do të ishte shumë e rrezikshmë që ata të bënin pasurim”, deklaroi ai që prej Zyrës Ovale.

 

I pyetur mbi një heqje të mundshme të pjesshme të sanksioneve, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj në mënyrë evazive duke u shprehur “do të shohim”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb