Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të konsiderojë individë të lidhur me një numër figurash republikane të njohur për qëndrimin e tyre kritik ndaj tij për poste në administratën e tij të ardhshme.

Trump përmendi në mënyrë specifike ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, ish-kongresmenen Liz Cheney dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kundërshtarja e tij kryesore në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane vitin e kaluar.

Deri më sot, administrata e ardhshme e Trump ka punësuar mbi 1000 njerëz për qeverinë amerikane. Ata janë të jashtëzakonshëm në çdo aspekt dhe do të shihni frytet e punës së tyre në vitet e ardhshme”, shtoi presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në platformën sociale “Truth Social”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb