Rreth 1 000 ushtarë amerikanë të tërhequr nga verilindja e Sirisë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Trump.


 


“Trupat e SHBA-së të tërhequr nga Siria do të rishpërndahen dhe do të mbeten në rajon për të monitoruar situatën, si dhe për të parandaluar një përsëritje të ngjarjes së vitit 2014, kur kërcënimi i lënë pas dore, i ISIS-it kulminoi në Siri dhe Irak”, theksoi Trump.


 

Ai shtoi se një numër i vogël i forcave amerikane do të qëndrojë në jug të Sirisë për të shkatërruar çfarë ka mbetur nga ISIS.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb