Administrata Trump mbetet në pritje të avancimeve të rëndësishme në bisedimet me Meksikën për modernizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut (ALENA).

Presidenti i ri i Meksikës (Andrés Manuel Lopez Obrador) ka ndryshuar ndjeshëm retorikën e tij, pohoi sekretari amerikan për Tregtinë, Wilbur Ross në një intervistë dhënë për CNBC, duke shtuar se priste ‘’përparime thelbësore’’ në vitin e ardhshëm.

Wilbur Ross shtoi se presidenti i ri i Meksikës e pëlqen idenë e rikthimit të ALENA-n. Ai ka një staf shumë të mirë për të nisur negociatat.

Negociatat për modernizimin e ALENA-n, që bashkon SHBA-në me Meksikën dhe me Kanadanë filluan në gusht të vitit 2017, me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump i cili e cilëson këtë marrëveshje si përgjegjëse për humbjen e mijëra vendeve të punës, kryesisht në sektorin e automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: