Agjencitë ushtarake të Inteligjencës ukrainase dhe amerikane kanë rënë dakord të bashkojnë përpjekjet në drejtim të pengimit të agresionit hibrid rus në Ukrainë. Kjo ishte marrëveshja kryesore që palët arritën gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Vasyl Burba, shef i Inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

Zyrtari ukrainas u takua dhe negocioi me Robert Ashley, Shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA, udhëheqësit e CIA-s dhe zyrtarët e komunitetit të zbulimit të SHBA.

Burba deklaroi se Rusia ka vepruar në mënyrë agresive, në mënyrë provokative, duke synuar të destabilizojë situatën në Detin Azov dhe Detin e Zi.

Gjatë vizitës së tij në SHA u arrit një numër marrëveshjesh, të cilat përcaktonin se pala amerikane do të ndihmonte Ukrainën në rritjen e aftësive të Departamentit të Inteligjencës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb