SHBA-Dallgë 12 metra të larta dhe erëra me shpejtësi deri në 200 km/orë. Anthem of the Seas, anija krocere e Royal Caribbean, ndër më të mëdhatë dhe modernet në botë, nuk ka pasur zgjedhje tjetër dhe i është dashur të kthehet mbrapsht.
Video e realizuar nga një pasagjer në anije, Jacob Ibrag, tregon situatën dramatike të krijuar.
Anthen of the Seas, e cila bën udhëtime 7 ditore drejt Bahamas, është gjendur në detin e Cape Hatteras, në Karolinën e Veriut, kur është përfshirë nga uragani. Në bordin e anijes ndodheshin 4529 pasagjerë, disa prej të cilëve kanë mbetur të plagosur nga përplasjet edhe pse në gjendje të lehtë.
Duke u kthyer në portin e nisjen të Cape Liberty, New Jersey, të gjithë pasagjerët janë rimbursuar për udhëtimin e parealizuar.
(da.xha/BalkanWeb)
