Eshte ndarë nga jeta në moshën 79 vjecare aktori amerikan Peter Fonda, i cili u bë i njohur me rolin e tij në filmin kult “Easy Rider” (1969).


“Djali i legjendës së Hollywood-it, Henry Fonda, vëllai i vogël i Jane Fonda dhe babai i Bridget Fonda, Peter Fonda vdiq si pasojë e një problemi respirator shkaktuar nga tumori në mushkëri”, theksoi familja e tij në një komunikatë.


“Ndërsa ne vajtojmë humbjen e këtij njeriu të ëmbël dhe të dashur dëshirojmë gjithashtu të nderojmë shpirtin e tij kurajoz dhe dashurinë e tij për jetën”, përfundon komunikata nënshkruar nga familja e tij.


“Jam shumë i trishtuar. Ishte vëllai im i adhuruar. Kam kaluar momente të mrekullueshme me atë këto ditët e fundit. Ai iku duke qeshur”, theksoi Jane Fonda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Easy Rider”, shkruar nga Peter Fonda, Dennis Hopper, dhe Terry Southern, interpretuar nga dy të parët dhe realizuar nga Hopper, është një prej filmave emblemë të kundër-kulturës amerikane të viteve 60. Ai shfaq kërkimin për liri nëpërmjet një odiseje me motorr në hapësirat e mëdha amerikano jugperëndimore.

Imazhi i Peter Fonda me këmbët e shtrira në motorrin e tij Harley-Davidson, i pikturuar me ngyrat e flamurit amerikan është emblemë e kinemasë të asaj kohe. Një kopje e këtij motorri u shit në ankand 1,35 milionë dollarë në vitin 2014.

Fonda ishte nominuar dy herë për çmimin “Oscar”. Ai lindi në Nju Jork në vitin 1940.

Etiketa: