Robert Evans, regjisori dhe kreu i studiove kinematografike të Hollivudit gjatë viteve 1970, i njohur në veçanti për filmat legjendarë “Kumbari” dhe “Qyteti Kinez”, vdiq sot në moshën 89-vjeçare, u njoftua nga të afërmit e tij.

 

Robert Evans u bë i famshëm si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si edhe për mënyrën e tij të jashtëzakonshme të jetesës, karakterizuar nga teprimet, kokaina dhe jo më pak se shtatë martesa.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb