SHBA

Një person në Alabama të Amerikës, i akuzuar për vrasjen e një oficeri policie dhe plagosjen e dy personave të tjerë, u arrestua të hënën, pas një aksioni policor masiv.

Autoritetet policore me anë të një komunikate thanë se kanë arrestuar Grady Uayne Uilkes 29 vjeç dhe se ai tashmë është në kushtet e paraburgimit.

Uilkes ndër të tjera akuzohet se ka vrarë një oficer policie, një krim ky i rëndë në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dyshuari kishte ikur në këmbë pas të shtënave, deklaroi shefi i policisë Auburn, Paul Register.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb