Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara vrau 24 militantë të Al-Shababit në Somali, tha ushtria amerikane. Sulmi ndodhi në rajonin Hiran dhe nuk ka viktima civile, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

“Ky sulm i përpiktë ajror është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të mbështetur Ushtrinë Kombëtare të Somalisë, ndërsa rrit presionin mbi rrjetin terrorist dhe përpjekjet e tij për rekrutime në rajon”, thuhet në deklaratë. Forcat amerikane po bashkëpunojnë me trupat e Bashkimit Afrikan dhe forcat somaleze në operacionet e kombinuara kundër terrorizmit në Somali. Al-Shabab po përpiqet të krijojë një shtet fundamentalist islamik në Somali, shkruan REL.

Militantët e tij i sulmojnë shpesh ndërtesat qeveritare, hotelet dhe restorantet.

Grupi është i lidhur me rrjetin terrorist ndërkombëtar të Al-Kaidës.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb