Reperi amerikan Nipsey Hussle është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë. Lajmin e bën të ditur policia, raporton Cnn.

Albumi i tij i parë, ‘Victory Lap’ u nominuar për Grammy Awards muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller.

Në 2010 muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, kishte themeluar shtëpinë diskografike All Money In dhe vitin e kaluar kishte hapur dyqanin e tij të veshjeve në Los Angeles me markën Marathon Clothing.

Hussle do të takonte sot shefin e policisë së Los Angeles, Michael Moore, për të diskutuar se si të ndalonin dhunën mes bandave ne metropolin amerikan.
Mesazhi i tij i fundit në twitter shkruante: ‘Të kesh armiq të fortë është një bekim’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb