Alarm në Kaliforninë Veriore ku rreth 8,000 njerëz kërcënohen nga një zjarr masiv që shpërtheu të premten pasdite në kufirin e Oregonit në zonën pyjore kombëtare.

Flakët kanë djegur tashmë mijëra hektarë tokë dhe për zjarrfikësit ky është zjarri më i madh në shtet që nga fillimi i vitit.

Mbi 100 struktura janë shkatërruar tashmë, duke përfshirë shtëpitë e disa zyrtarëve lokalë që po vazhdojnë të punojnë pavarësisht urdhrit të evakuimit, shpjegoi sherifi i qarkut Siskiyou, epiqendra e zjarrit. Ndërsa në Jackson County, 60 alpinistë u shpëtuan, teksa po ecnin në shtegun e Paqësorit, shtegun e famshëm që shkon nga Kalifornia në Meksikë.

(ansa/BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb