Drejtuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, pohoi se kishte patur një darkë private me disa politikanë konservatorë të SHBA-së, një kamp që e akuzon rregullisht rrjetin social se frenon lirinë e tij të shprehjes.

Themeluesi i Facebook-ut kërkon të kuptojë shqetësimet e politikanëve dhe mbështetësve të krahut të djathtë, në lidhje me mundësinë e shprehjes së mendimeve të tyre në Facebook, shkruhet në një artikull në faqen e internetit Politico.

“Të jemi të qartë, unë darkoj me shumë njerëz, të të gjitha kaheve dhe për tema të ndryshme, gjatë gjithë kohës. Nëse nuk e keni provuar, jua rekomandoj”, tha Zuckerberg, duke theksuar se larmia e takimeve dhe pikëpamjeve ishte pjesë e mënyrës së tij për të mësuar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb