Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në qelin shefin e krimeve në Komisariatin e Himarës, Shkelzen Ruska si dhe shefin Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Ata dyshohen si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldjan Allushaj.
Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa që u ekzekutua në 2022 në kryeqytet në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanço. Masa e sigurisë arrest me burg iu komunikua edhe ish-oficerit të Forcës së Posaçme Operacionale, Erdit Hazizaj.
Nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët e policisë, favorizonin grupin e Kristo Qiricit dhe Eldjan Allushit në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Grupi kriminal u zbulua nga prokuroria e Posaçme përmes komunikimeve në Sky Ecc.
Vendimi i GJKKO erdhi pas një hetimi të thelluar mbi veprimtarinë e tyre, e cila dyshohet se përfshin abuzime me detyrën dhe lidhje me aktivitete kriminale.
(BalkanWeb)
