Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë, Carsten Breuer, ka thënë se sheh një rrezik në rritje në ngritjen ushtarake të Rusisë.

“Ne po vëzhgojmë se ushtria ruse po orientohet drejt Perëndimit”, tha Breuer, zyrtarisht inspektori i përgjithshëm i Bundeswehr-it, për gazetën lokale Sächsische Zeitung, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se në pesë deri në tetë vjet, forcat e Moskës do të pajisen me materiale dhe personel të mjaftueshëm në mënyrë që një sulm në territorin e NATO-s të ishte i mundur.

Ai përmendi analizat e tij, raportet e inteligjencës dhe deklaratat e forcave aleate, si dhe deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, si bazë për këto vlerësime.

“Ushtria ruse rrit numrin e tankeve të saj me 1000 deri në 1500 njësi shtesë çdo vit. Pesë vendet më të mëdha evropiane anëtare të NATO-s së bashku kanë vetëm gjysmën e tyre në inventarin e tyre”, citohet të ketë thënë Breuer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb