Analisti Agim Baçi i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s Uilliam Burns në vendet e rajonit. Baçi tha se kjo vizitë tregon se gjendja në Ballkan nuk është e mirë.

Baçi tha se Kosova duhet të dëgjojë amerikanët, pasi pa Uashingtonin nuk do të ishte e mundur pavarësia e Kosovës.

“Çdo vizitë e tillë nuk është lajm i mirë. Kemi situatë të minuar. Ne si shqiptarë duhet të dëgjojmë mirë se çfarë thotë SHBA. Ardhja këtu e Burns është për gjëra të këqija, ndoshta për influenë të shtuar ruse në rajon”, tha Baçi.

Duke folur për skandalin e mbetjeve toksike, Baçi u shpreh se fajtor jo pak është shteti shqiptar, pasi nëse shteti do funksiononte shteti, asnjë firmë nuk do mund të gënjente mbi aktivitetin e vet.

Për skandalin e mbetjeve toksike është fajtore e madhe qeveria. Qeveria ka policinë, qeveria e kontrollon doganën. Prandaj është shteti, që të kontrollojë e zbatojë ligjin. Është, sepse si Kurum apo kompani tjetër mund të dojë ta mashtrojë qeverinë, por qeveria (shteti) ka institucionet për të parandaluar të keqen”, deklaroi Baçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: