BRUKSEL– Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka deklaruar se në Bruksel është arritur një përparim i përgjithshëm për të gjithë dialogun, që procesi duhet të vazhdojë dhe se ka mbetur një numër i vogël i çështjeve të pazgjidhura.

Davenport, në një intervistë për televizionin N1, ka thënë se ka aplikim të marrëveshjeve në fushën e drejtësisë, zgjedhjeve dhe policisë, prandaj nuk ka shumë çështje të pasqaruara.

“Ka ardhur deri tek përparimi substancial në bisedime, veçanërisht sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Davenport. Nga ana tjetër ai shtoi se: “Obligimi ynë është që të vazhdojnë t’i ndihmojmë të dyja palët që t’i arrijnë marrëveshjet”. Ai ka thënë se ende është tepër herët që të dihet kur do të vazhdojë procesi negociator.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: