Në një intervistë për “News 24” shefi i klubit të Skënderbeut, Ilirian Përmeti, është shfaqur tepër i gëzuar për kualifikimin historik të korçarëve në “Europa League”. Përmeti e ka cilësuar këtë moment si të mrekullueshëm pasi për Skënderbeun kjo nuk është hera e parë që kualifikohet në fazën e grupeve të “Europa League”, por është e para pasi ka eliminuar katër kundërshtarë.

“Është hera e dytë që e përjetojmë këtë moment, por është më i mrekullueshëm pasi kemi eliminuar katër kundërshtarë. Jam i emocionuar, një moment i paharrueshëm. Festa vazhdoj në fushë por iu siguroj që do të vazhdoj deri në mëngjes.”

Skënderbeu eliminoi Dinamos e Zagrebit në turin e katërt në ndeshjen e përfunduar pak çaste më parë në “Elbasan Arena” me rezultatin e përgjithshëm 1-1.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb