Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

Ai është Elvid Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb