Njerëzit në të gjithë botën po bëjnë thirrje për një zhvendosje drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të pastër, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i KB, António Guterres, duke theksuar se “ne kemi mjetet për të adresuar emergjencën e klimës, por kemi nevojë për më shumë vullnet politik”.

Ky ishte mesazhi që dha nga Biarritz, Francë, shefi i OKB-s ku u takua për dy ditët e fundit me krerët e G7 për të mobilizuar veprimet përpara Samitit të Klimës që do të zhvillohet në New York [në Shtator] gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve, Z. Guterres tha se Samiti i KB – dhe nevoja për veprim konkret – vijnë kundër sfondit të një “emergjence dramatike klimatike”, me Organizatën Botërore Meteorologjike të KB (WMO) që raporton se treguesit nga 2015-2019 japin pesë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, dhe përqendrimet historikisht të larta të C02 në atmosferë.

“ Tani jemi duke u përballur me një emergjencë dramatike klimatike. Muaji i kaluar ishte muaji më i nxehtë në rekord. Gjatë rrugëtimit 2015-2019 kemi parë të jenë pesë vitet e nxehta në rekord.
Në të njëjtën kohë, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, niveli i CO2 në atmosferë është më i larti gjatë jetës së njeriut dhe ne duhet të lëvizim prapa tre ose pesë milion vjet për të marrë / gjetur përqendrime të ngjashme, dhe në atë kohë temperaturat ishin më të larta, niveli i deteve ishte 10-20 metra më i lartë.

E tani , nëse shohim shkrirjen e akullit në Grenlandë, akullnaja e dytë më e madhe që po shkrin në mënyrë dramatike – 179 miliardë ton akull u shkrinë gjatë muajit korrik.
Nëse shohim zjarret në Siberi, në Alaskë, Kanada dhe në Greenland në Rrethin Arktik, në qershor kemi lëshuar 50 megatonnes CO2. Në korrik, 79 megatonnes, dhe tani ne shohim se çfarë po ndodh në Amazon… Të gjitha këto tregues vendosin rekorde që flakërojnë ”

Duke iu referuar konferencës së 2015 në kryeqytetin francez ku lindi marrëveshja historike e klimës që synon lehtësimin e ngrohjes globale dhe frenimin e emetimeve të gazrave serë, Sekretari i Përgjithshëm theksoi “ne jemi shumë më keq se sa ishim gjatë Parisit”

Ai tha se provat e fundit shkencore të siguruara nga Paneli Ndërqeveritar i KB për Ndryshimin e Klimës (IPCC) kanë bërë të qartë se “ne duhet që absolutisht të mbajmë ngritjen e temperaturës në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit dhe të jemi neutral ndaj karbonit në 2050 dhe të ketë një ulje prej 45 përqind të emetimeve deri në vitin 2030. ”

Duke bërë thirrje për më shumë ambicie dhe më shumë angazhim për këtë qëllim Shefi i KB tha se z. Guterres tha se “është absolutisht thelbësore që vendet të angazhohen për të rritur atë që u premtua në Paris sepse ajo që u premtua [atje] nuk është e mjaftueshme,”

Shoqëria si dhe rinia po mobilizohet në botë, “dhe ne duam që vendet që vijnë në New York, të jenë në gjendje të angazhohen që të jenë neutralë të karbonit në 2050, duke qenë në gjendje të rrisin në mënyrë të konsiderueshme ambicien e tyre në Kontributet e përcaktuara në shkallë vendi. për veprimet klimatike që duhet të rishikohen në vitin 2020.
Si dhe ne, duhet të sigurohemi që kemi zhvendosjen e taksave nga njerëzit në karbon, duke i dhënë fund subvencioneve për lëndët djegëse fosile, dhe të sigurohemi që nuk ndërtojmë më shumë termocentrale qymyri pas vitit 2020.’

“E gjithë kjo kërkon shumë vullnet politik, dhe G7 ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të apeluar për angazhimin shumë të fortë të bashkësisë ndërkombëtare,”- theksoi në fund Sekretari i Përgjithshëm, duke shtuar se: “Të rinjtë kanë udhëhequr rrugën, dhe ne do ta fillojmë Samitin me një samit të klimës rinore në KB, por ne kemi nevojë, veçanërisht për ato vende që i përkasin G7, për të dhënë një shembull pozitiv. “

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb