Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se Bashkimi Evropian është një partner strategjik qendror i Kombeve të Bashkuara dhe tha se çdo armëpushim në Ukrainë është i mirëpritur, por duhet të hapë rrugën për një paqe të drejtë.
“Çdo armëpushim është i mirëpritur sepse shpëton jetë. Por është thelbësore që armëpushimi të hapë rrugën për një paqe të drejtë në Ukrainë.
Dhe një paqe e drejtë në Ukrainë është një paqe që respekton Kartën e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit, përkatësisht integritetin territorial të Ukrainës”, tha Guterres.
(Balkan Web)