Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në Samitin e BRICS në Kazan. Ngjarja e organizuar nga Rusia ka një rëndësi të madhe për organizatën ndërkombëtare pasi blloku gjeopolitik përfaqëson gati gjysmën e popullsisë globale, sipas një zëdhënësi të OKB-së.

Liderë nga e gjithë bota janë mbledhur në Kazan për Samitin e 16-të të BRICS në 22-24 tetor.

“Ky është një takim me rëndësi të madhe për punën e Kombeve të Bashkuara, me vendet e BRICS që përfaqësojnë rreth gjysmën e popullsisë së botës,” u tha gazetarëve në një konferencë shtypi të martën zëvendës zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm, Farhan Haq. “Sekretari i Përgjithshëm do të përfitojë nga rasti për të zhvilluar disa takime dypalëshe me liderët që marrin pjesë në samit”.

Deklarata ishte një përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari në lidhje me kritikat e Kievit për pjesëmarrjen e Guterres në Samitin e BRICS, veçanërisht pasi ai anashkaloi ‘konferencën e paqes’ të Ukrainës të organizuar nga Zvicra këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb