Një studion e emisionit Me zemër të Hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti u trajtua një histori dhune familjare, ku dyshohet se janë përfshirë, përpos bashkëshortëve, edhe pjesëtarë të fisit të çiftit.

Në emision foli mbesa e gruas të përfshirë në sherrin familjar. Ajo tha se bashkëshorti ka rrahur hallën e saj dhe sot është i lirë. Më pas, bashkëshorti i hallës ka bërë një sherr me familjarët e gruas së tij dhe për rrjedhojë, policia ka arrestuar disa persona.

Mbesa thotë se janë shoqëruar në polici halla, babai dhe xhaxhai i saj. Halla e saj sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mbesa hedh akuza të rënda në drejtim të Policisë së Elbasanit. Sipas saj, Shefi i Policisë së Rendit në Elbasan ka kapur për flokësh hallën e saj, gjatë shoqërimit në komisariat dhe ia ka përplasur kokën për muri.

Mbesa: Sot halla ime është në arrest shtëpie, akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit. Kur halla është shoqëruar, shefi i Policisë së Rendit të Elbasanit ka kapur për flokësh hallën time. Policja e ka rënë me 4 shpulla. Halla ime i ka thënë se për këto shpulla që ke gjuajtur sot, do ta çoj çështjen më lart. Pas gjithë kësaj historie, është shtuar një akuzë tjetër, që sikur halla ime paska marrë armën e shërbimit të një policeje. Po, anëtarët e fisit të hallës sime kanë bërë sherre me bashkëshortin e hallës. Nuk kam parë shumë skena, sepse po merresha me djalin tim, që u tmerrua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb