Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë sot Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.

Ai do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjeneral lejtnant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kjo është vizita e parë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb