Shefi i ri i Shërbimit Sekret të Koresë së Veriut shfaqet për të parën herë në publik. Jang Kum-chol ka shoqëruar liderin e këtij vendi Kim Jong-Un, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump në zonën e demilitarizuar që ndanë dy Koretë.

Personi në fotografinë e publikuar nga një agjenci jugkoreane shihet duke qëndruar pranë zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Choe Son-hui. Kjo është hera e parë që Jang është parë në publik që kur mori postin e kryespiunit të UFD-së, të cilin deri në prill të këtij viti e mbante Kim Yong-chol.

Kujtojmë se Kim Yong-chol ishte kryenegociatori i Koresë së Veriut në bisedimet me SHBA-të sa i përket programit të denuklearizimit, ku u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Zëvendësimi i tij kishte nxitur spekulime, se ai ishte konsideruar si personi i vetëm përgjegjës për dështimin e bisedimeve të shkurtit mes Kimit dhe Trumpit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb